Kompania ARJETA, në kuadër të aktiviteteve të saja të përditëshme, një hapsirë të konsideruar i ka kushtuar edhe njerzve të cilët kanë nevojë për kujdesin dhe ndihmën e komunitetit. Në këtë drejtim Arjeta, ua ka hapur dyert edhe fëmijëve me nevoja të veçanta për të cilët ka organizuar aktivitete të ndryshme rekreative dhe argëtuese. Ndër këto organizime bënë pjesë edhe ekskursioni rreth Kosovës për fëmijët me nevoja të veçanta.
Në vazhdën e aktiviteteve të Arjetës vlenë të përmendet edhe shënimi i “1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtarë të fëmijëve me ç’rast është organizuar një program kulturo-artistik i cili është spnoruar nga Arjeta, për ç’rast janë pranuar falenderime si nga ana e fëmijëve po ashtu edhe nga prindërit dhe institucionet komunale.
Në programin e sajë “Ndihmo Komunitetin”, kompania Arjeta me rastin e festave të ndryshme fetare e shtetërore ndan produkte ushqimore për familjet të cilat jetojnë në kushte të rënda ekonomike.

Sponzorizimi i përvjetorit te themelimit të shkollës profesionale – Skenderaj

Edhe ketë vit Arjeta Group ka sponsorizuar organizimin e përvjetorit të themelimit të qendrës se aftësimit profesional në Skenderaj. Të ftuar në ketë ngjarje ishin të shumtë e në mesin e të cilëve ishte edhe kryetari i komunës së Skenderaj Z. Bekim Jashari,  Zv. Ambasadori i Norvegjisë Z. Per Strand Sjaastad  dhe përfaqësues të MASHT-IT dhe të ftuar të tjerë që kanë kontribuar në zhvillimin e kësaj shkolle, me qe rast ishte e ftuar edhe kompania Arjeta Group.

Në ketë dite u be prezantimi i punimeve të nxënësve të kësaj shkolle si dhe të arriturat e tyre dhe rëndësia që ka kjo shkollë për këta nxënës dhe për shoqërinë tonë në përgjithësi.

Të ftuarit i shikuan nga afër punimet dhe u ndan të kënaqur me punën dhe përkushtimin e nxënësve si dhe shprehen rëndësinë e shkollave të tilla në Kosove.

Në përfundim të programi u bë edhe zbulimi i projektit të Prekazit, të punuar nga nxënësit e shkollës, me që rast projekti u shpalos nga Z. Bekim Jashari dhe drejtori i shkolles.

Dhe me pastaj ngjarja vazhdoj me një koktej rasti të sponsorizuar nga Arjeta Group ku të ftuarit patën mundësi që të diskutojnë dhe të shohin edhe më tutje mundësin e bashkëpunimit.

25/05/2018 – Skenderja