Niman B. (Mitrovicë) – Kompleksi tregtarë Arjeta në Skenderaj, sidomos që nga hapja e QTA-së ka kontribuar në imazhine e Skenderajt në veçanti dhe të Drenicës në përgjithësi duke i dhënë një imazh jashtëzakonisht të mirë, modern dhe relaksues për të gjithë vizitorët e saje. Ju përgëzoj!

Alban. D (Skenderaj)– Punoj në Gjermani dhe sa herë që kam ardhur në pushime, kam vërejtur mungesën e një vendi ku njerzit mund të takohen të pijnë kafe, të çlodhen dhe të furnizohen me ushqime dhe gjëra tjera të nevojshme për familje. Prej se është hapur QTA-ja, besoni se edhe rrugën prej Gjermanisë e bëjë më lehtë.

Atrit. K . (Prishtinë)– Jamë banorë i Prishtinës dhe shpesh me sjell rruga në Skenderaj. Para se të hapej QTA-ja mezi pritja te ktheheja në Prishtinë pasi që në Skenderaj nuk gjeja ndonjë vend ku mund të pushoja dhe të relaksohesha na zhurma e automjeteve. Tani mezi pres të më dal ndonje punë në Skenderaj sepse tani e di vendin ku do të pijë kafe me kolegët e mi.

Milot.R.(Gjilan) – Me të vërtetë Arjeta ka ba një “revolucion” në aspektin pozitiv në Skenderaj. Une vizitoj edhe qendrat tjera tregtare si Albi, ETC, Emona etj. shumë janë ok ato mirëpo me ambient që e kishte QTA –ja në Skenderaj harroni se ka ne Kosove ndonje qendër. Ju lumtë Arjeta!

Hamit.G – Arjeta dhe QTA- ia kan ndriquar jetën banorëve të Skenderajt. Vend i qetë, i modernizuar, personeli shumë i kujdesëshëm, vend i duhur për femijë dhe parkim të automjeteve. Me të vërtetë të gjitha në një vend.

Gëzimi nga Skenderaj – Në skenderaj nuk ke hapsirë për të rinjët pos prej se është hapur QTA-ja tani kemi me çka të mburremi. Urime një vjetori!.